Henryk Siemiradzki – Gjykimi i Parisit, 1892

Henryk Siemiradzki (1843-1902) – Gjykimi i Parisit, 1892

[ ngatërruar vetë triada e bukurisë hyjnore – sherret dhe zënkat e zotaves. guraziu – ars poetica, t 2018 ]

…na duhet t’i imagjinojmë zënkat e hyjnorëve, na duhet t’i sjellim në mendje zënkat e perëndeshave (ashtu-kështu çështje mitologjike). Ishin ngatërruar vetë triada e bukurisë hyjnore, gjithçka pati nisur nga ngatërresa mes perendeshave Hera, Athina, Afërdita.

Mitologjia greke, përveç perëndi për luftën, kishte madje dhe perëndeshë për sherret, për ngatërresat, për mosmarrveshjet, për grindjet. Kështu që Erisa (pra si perëndesha e sherreve që ishte) ua dha 3 perëndeshave një “mollë të artë”, një mollë të sherrit – siç ia thuhet figurativisht. Vetë Zeus Kryezoti do i niste perëndeshat tek Parisi i Trojes për të “gjykuar” (duhej pikërisht Parisi, thuase as Zeusi vetë dhe asnjë nga zotat e Olimpit s’ishin gjykues aq të zotët, duhej Parisi).

Në rregull, do gjykonte Parisi, sipas tij perendesha e Dashurisë dhe e Bukurisë, Afërdita na ishte “më e bukura”. Por vallë si t’mos ia qëllonte Parisi! Si do lajthitej kush se perëndesha e Bukurisë na ishte më bukuroshja! Si do lejonte Afërdita vetë që ndokush tjetër t’na ishte më e bukur sesa ajo vetë! Edhe perëndeshë e Bukurisë, edhe shëmtaraqe – e pakuptimtë, alogjike dhe për vetë mitologjinë (detaj ky mbase i lidhur me “konceptet”).

Sidoqoftë, si dhuratë për gjykimin e “drejtë” të Parisit, perëndesha Afërdita do ta bënte Helenën e Spartes, gruan më të bukur të botës, të dashurohej në Parisin. Paçka se Helena ishte e martuar, por sidomos nëse dhe e palumtur, deshe-s’deshe s’ke si i shmangesh vullnetit të perëndeshës së Dashurisë. Dhe dmth. tërthorazi mund të thuhet se tragjedia e Trojës si zanafillë qe “shkaktuar” nga vetë Afërdita : )

Adërdita dinte madje dhe të “dënonte” me dashuri – e përdorte vetë dashurinë si dënim. Bëhej shkaktare e vuajtjeve, e dhimbjeve, e intrigave, vrasjeve. Psh. nëpërmjet Fidrasë (ose Fedrasë), Afërdita e pati “realizuar” hakmarrjen e vet ndaj Hipolitit.

Hipoliti nuk e pati “zbatuar” dëshirën e Afërditës që të dashurohej në të (dmth. të dashurohej në vetë perëndeshën). Paçka se e bukur sa vetë Bukuria, paçka se vetë perëndeshë e Dashurisë, të gjitha fijet e “dashurisë” i mbante në dorë, gjithë shigjetat e Amorit i përkuleshin vullnetit të saj. Ja që ndonjë zemër djaloshare ngelet kryeneçe, nuk gjunjëzohet : )

Afërdita do fyhej që Hipoliti nuk ndjente për të, por vazhdonte si ndjekës i devotshëm dhe virgjëror i perëndeshës Artemisa. Si dënim Afërdita do e “bënte” Fidranë të dashurohej në Hipolitin. Edhe Fidra ishte e martuar (njësoj si Helena… spartanja e bukur e Homerit). E cila pastaj, duke qenë e refuzuar dhe e fyer, do t’shpifte për Hipolitin, do i shkruante burrit të vet Teseut se ky e kishte dhunuar madje. Dhe dmth. tutje “refuzimin” Hipoliti do ta paguante me jetën e vet.

Për të gjitha shkaktare Afërdita, mirëpo aq i bënte, siduket argëtohej me dhimbjet e me tragjeditë që i shkaktonte, s’kishte probleme me “ndërgjegjen”. Siç besonin grekët e lashtë (dmth. siç e dinte dhe Homeri) hakmarrja sjell dhimbjen, vuajtjen e po ashtu dhe tragjedinë.

Anise ky mit i lidhur me perëndeshën Afërdita (rreth hakmarrjes ndaj Hipolitit) s’është ndonjë “pasqyrim” i lavdishëm i femrës (i veseve joracionale, ego-istike femërore). Edhe perëndeshë e dashurisë, e bukurisë, edhe merret me manipulime, me hakmarrje e me dredhira, hm : )